Ministria e Drejtësisë ka nisur punen për hartimin e strategjise ndërsektoriale te drejtësisë per vitin 2024-2030.

Ministri Ulsi Manja theksoi synimet në një tryezë me përfaqësues të BE dhe institucioneve të pavarura.

‘’Draft strategjia e re synon të fokusohet në disa drejtime prioritare për të adresuar një nga sfidat më të mëdha të sistemit gjyqësor dhe për të rritur efikasitetin e trajtimit të çështjeve duke ju siguruar qytetarëve drejtësi pa vonesa, në kohë të shpejtë.

Digjitalizimi i sistemit gjyqësor dhe plotësimi i vakancave të magjistratëve me qëllim përmirësimin e qasjes në drejtësi’’, tha Manja.

Andre Rizzo si përfaqësues i BE, theksoi se zbatimi i reformave ne drejtesi duhet te jenë te plota.

‘’Ne duhet të kemi udhëheqje dhe një koordinim të përbashkët nëpërmjet të gjithë institucioneve të drejtësisë për të rritur besimin tek qytetarët dhe gjyqësori’’, tha Rizzo.

Pavarësia dhe paanësia e sistemit, sipas Manjës do të përkthehet me rikthimin e besimit të qytetarëve tek drejtësia.

‘’Ftoj të gjithë institucionët të angazhohen për të dhënë një kontribut cilësor në hartimin e srtaegjisë së re të drejtësisë’’, tha Manja.

Teksa theksoi se mbeshtetja e BE per Shqipërinë ne kete drejtim do te vazhdoje Rizzo kerkoi bashkepunim edhe mes institucioneve per te rritur besimin tek gjyqsori dhe qytetaret.

Hartimi i strategjise ndërsektoriale të drejtësisë pritet te perfundoje ne shtator te ketij viti.