Txiki Begiristáin, drejtori sportiv i Manchester Cityt, ka reaguar ndaj shortit për çerekfinalet e Champions League, të zhvilluar këtë të premte në Nyon të Zvicrës, i cili diktoi një takim mes skuadrës angleze dhe Real Madridit, një përsëritje e gjysmëfinaleve të sezonit të kaluar.

“Sa i mërzitshëm, jam i mërzitur me këto gogla, gjithmonë të njëjtë. Shorti është i njëjtë si vitin e kaluar. Le të përpiqemi të kujtojmë se çfarë ndodhi dhe të arrijmë në finale. Ata janë ata me më shumë tituj dhe konsistencën, duke qenë gjithmonë në fazën e fundit. Ne e konsiderojmë veten të fortë, po kalojmë një Champions League të shkëlqyer dhe në një fazë të mirë”,- ka thënë Txiki Begiristáin, cituar nga gazeta ‘As’.

I pyetur për kundërshtarin, drejtori sportiv i Mançester Sitit përsëriti: “(Champions League) është kompeticioni i tyre. Historikisht, ata kanë bërë keq në kampionat dhe mirë në Champions League. Këtë vit ata janë në maksimumin e tyre në Ligën Spanjole”.

Për rivlerësimin e titullit të Champions League, të fituar për herë të parë nga ‘Qytetarët’ sezonin e kaluar, Txiki Begiristáin nuk ka dyshime: “Ne duam tre titujt, jemi në çerekfinale të Kupës, në Premier League jemi një pikë larg kreut dhe jemi të kënaqur që jemi në garë për Champioons League. Ne e kemi këtë mentalitet.”

Kujtojmë se, sezonin e kaluar, Manchester City mposhti Real Madridin në gjysmëfinale të kompeticionit, në ndeshjen e parë të dy skuadrat barazuan 1-1 dhe në të dytën ‘Qytetarët’ mposhtën 4-0 madrilenët. Skuadra e Pep Guardiolës do të përfundonte duke fituar Ligën e Kampionëve në finalen kundër Interit (1-0).