Çfarë ka mbetur pa bërë nga Dubai? Të sigurt që as nuk ju shkon ndërmend ajo që do vijë. Së fundmi ato po importojnë akull nga Groenlanda në mënyrë që t’i përdorin në bare-restorante për të ftohur pijet. Duket e habitshme, por po ka ndodhur.

Kompania, Arctic Ice, dërgoi kontejnerin e saj të parë me rreth 22 tonë akull të Grenlandës në Dubai për në restorante, me qëllim që ta servirin në pijet e shtrenjta.

“Ne po kërkojmë për akullin më të pastër,” tha Malik V. Rasmussen, një nga bashkë- themeluesit e Akullit Arktik.

Pasi të kenë dalluar një ajsberg që u pëlqen, e tërheqin atë në një anije duke përdorur një vinç, e presin në copa më të vogla dhe e paketojnë në arka të izoluara. Një mostër e çdo ajsbergu testohet në një laborator për t’u siguruar që nuk ka mikroorganizma ose baktere.