Etilda Gjonaj deputete e Partisë Socialiste ka folur ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me projekt-ligjin për sigurinë kibernetike. Gjonaj ka theksuar se ky ligj parandalon shqetësim kërcënues që ne na ndjek në kohën tonë. Nga ana tjetër Gjonaj tha se ka ardhur koha që paralelisht me këtë ligj dhe masat e tjera, të aderojmë pa rezerva Konventën e Budapestit për Krimin Kibernitik.
“Por përvec sulmeve kibernitike që cënojnë sigurinë kombëtarë dhe institucionet shtetërore, sot e gjithë shoqëria gjendet përpara sulmeve digjitale dhe ato që konsiderohen krimi kibernitik të cilat vazhdojnë të sjellin pasoja të rënda për fëmijët, për grate por dhe për gjithë shoqërinë. Ka ardhur koha për të reaguar të përgatitur ndaj rreziqeve, që sjell teknologjia dhe krimi kibernitik, nëpërmjet masave legjislative parandaluese në ligje specifike dhe ato repressive në ligjet penale për të kontrolluar dhe luftuar dhunën digjitale në rrjete sociale. Ka ardhur koha që paralelisht me këtë ligj dhe masat e tjera, të aderojmë pa rezerva Konventën e Budapestit për Krimin Kibernitik, ku Shqipëria është palë e kësaj konvente por të ratifikojmë edhe Protokollin I dytë shtesë të Konventës për bashkëpunimin e zgjeruar për zbulimin e provave elektronike me qëllim bashkëpunimin ndërkombëtar në mënyrë efikase.