Dy raste dhune janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë.
Në pranga ra G. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve të tyre të mitur.

Ndërsa 21-vjeçari A. Gj., 21 vjeç ra në pranga pasi në rrugën “Jordan Misja” goditi me grusht një punonjës të OSHEE-së.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit: G. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve të tyre të mitur; A. Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, ka goditur me grusht një punonjës të OSHEE-së, për shkak të detyrës”, sipas policisë.