Lajmi u shfaq për herë të parë disa javë më pare, kur “Marca” zbuloi se Barcelona kishte refuzuar një ofertë joreale nga Paris Saint-Germain për Lamin Yamal që prekte 200 milionë euro!
Kjo shumë stratosferike i kishte bërë disa tifozë skeptikë, por presidenti i ‘Blaugranave’, Joan Laporta, e konfirmoi informacionin!

Edhe pse ai nuk zbuloi skuadrën që qëndron pas ofertës, kreu katalanas theksoi se me të vërtetë kishte refuzuar një ofertë prej 200 milionësh, për mrekullinë 16-vjeçare të Barcelonës.
“Ne kemi propozime për lojtarë si Yamal për 200 milionë euro, por ne thamë ‘Jo’. Sepse ne i besojmë djalit, projektit sportiv dhe nuk kemi nevojë. Jemi në proces rikuperimi ekonomik dhe po shohim fundin e tunelit”,- theksoi fillimisht Laporta, i cili më pas shtoi të gjithë të tjerët… invalidët që i janë hedhur Barcelonës për futbollistë të ndryshëm.

“Ne kishim edhe oferta për Balde dhe Ferbin Lopez, një shumë e rëndësishme për Gavi, si dhe Pedri, De Jong dhe Araújo. Por ne nuk duam t’i shesim ata. Vetëm nga emrat që përmenda do të kishim një miliard euro të ardhura,”- përfundoi ai.