Gjykata e Apelit të Kuçovës ka vendosur të lërë në fuqi masën arrest në burg ndaj Armando Kumarakut dhe Natasha Romblas, e njohur edhe si gjyshja e “TikTok”-ut.

Me një vendim të dhënë ditën e sotme, Gjykata e Kuçovës ka lënë në fuqi duke e caktuar si të rregullt vendimin e dhënë më herët nga Gjykata e Beratit.

Rombla dhe djali i saj Armando Kumaraku akuzohen për keqtrajtim të të miturit, më konkretisht, nipit të saj dhe njëkohësisht djalit të Kumarakut nga një martesë e dështuar. Ata nxirrnin në rrjetin social TikTok djalin e mitur duke e mësuar të ofendonte me fjalor banal si dhe të shante nënën e tij biologjike.

Vendimi i plotë:

Referuar raportimevenë media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Më datë 17.12.2023, në Komisariatin e Policisë Kuçovë, ka bërë kallëzim penal shtetësia me iniciale E. A, e cila ka deklaruar se është e divorcuar me shtetasin me iniciali A.K dhe djali i tyre gjatë takimit me babin dhe gjyshen e tij, e ka parë në rrjetin social Tiktok live, duke sharë me fjalë fyese dhe banale në prani të tyre.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat,vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”,për personat nën hetim shtetasit me iniciale A.K dhe N. R, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 124/b dhe 22 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, me vendimin nr. 22,datë 22.02.2024, ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

2. Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit për personat nën hetim A.K dhe N.R.

3. Caktimin si masë sigurimi ndaj personave nën hetim atë të “arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të paraqitura, nga personat nën hetim me iniciale A. K, dhe N. R, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase tjetër sigurimi më të butë..

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fatri Islamaj, vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 22, datë 22.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.