Heidi dhe Romeo u përballen me njëri tjetrin spektaklin e mbrëmshëm të Big Brother VIP, në dhomën e rrëfimit.
Pavarësisht gjendjes së tensionuar, ata nuk kanë gjetur as gjuhën e përbashkët në dhomën e rrëfimit. Gjatë kësaj kohe të dy kanë ngritur zërin dhe kanë treguar pakënaqësitë. Heidi gjithashtu nuk i ka mbajtur lotët, po ashtu më pas edhe Romeo.
Më vonë, të shtrirë në dhomën e gjumit, çifti ka komentuar situatën, me Heidin që e akuzon se është dramatik.
Romeo: Unë e nisa të thoja dy fjali, pastaj më pyeti Ledjoni, e filluam të akuzojmë njëri tjtetrin pastaj, se unë nuk doja që të debatonim
Heidi: Unë u ktheva andej
Romeo: Edhe unë po flisja me duart poshtë, ça të bëj
Heidi: Ti acarohesh, ti e humbe
Romeo: Hajde moj ti, ti ishe e para që u përgjigje
(Heidi qesh)
Heidi: Do fillojmë prap
Romeo: Ti ishe…
Heidi: Ti e fillove, ‘unë nuk po qesh më e’, ‘jam keq’, ‘jam i shkatërruar nga brenda.’.. dramatik i qelbur, idiot.
(Romeo qesh)
Romeo: Çfarë më the dramatik i qelbur?
Heidi: Je komplet idiot, ti e ke të gjithë fajin.
Romeo: Pse? Ej Zot keq të flasësh, keq të mos flasësh. Kur nuk flas thonë pse nuk flet…
Heidi: Ti ke probleme. Ti e ke fajin.
Romeo: Ti mund të kishe folur ndryshe dje kur të pyeti Ledjoni dhe unë nuk do nxehesha. Kushedi çfarë ke thënë ti e para.
Heidi: E vërteta është që unë i bëj pyetje dhe ky nxehet, kaq. Me ato tripet e tua të poshtra, je pa lidhje.
Romeo: S’jam për lidhje unë.
Heidi: Mendo çfarë të duash. Sot me të vërtetë që unë u lëndova shumë me atë që the. Nuk të besoj më, e mbylle.