Fisnik Qosja, Kryetari i Bashkisë Kavajë ka folur pas mbledhjes së qeverisë. Qosja është ndalur pas gazetarëve dhe ka dhënë detaje nga mbledhja. Sipas tij në mbledhje u fol për problematikat e qytetarëve dhe kërkesat e tyre. Qosja tha se ata aty morën pjesë për qytetarët dhe theksoi se ata e kanë treguar në 14 Maj se me kë forcë politike bëjnë pjesë. Nga ana tjetër ai u shpreh se nuk kanë ndjerë ndasi politike gjatë mbledhjes dhe se kanë marrë garanci nga Kryeministri për të realizuar planet e kryera.

Qosja: Besoj që gjithë kolegët e mi, nuk kemi ndasi për punët e qytetarëve. E kemi treguar në 14 maj se kush jemi politikisht. Nuk u ndjemë jo të barabartë, folëm për kërkesat. Veprat do tregojmë sesa garancia që dha Kryeministri Edi Rama do jetë në funskion.