Mirlind Daku ishte një nga mungesat e mëdha për dy miqësoret e muajit mars. Trajneri Sylvinho nuk preferoi ta grumbullonte për ndeshjet kundër Kilit dhe Suedisë, duke theksuar se në këto dy teste preferonte të shihte lojtarë të rinj, por ky fakt nuk do të thotë që Daku nuk është pjesë e rëndësishme e Kombëtares, përkundrazi. Për herë të parë, pas listës së publikuar nga Sylvinho ka reaguar edhe sulmuesi kuqezi:
“Normal edhe unë si futbollist e kam pritur ftesën e Kombëtares, por trajneri është ai që vendosi dhe trajneri e ka vendosur kështu kësaj here. Dhe ajo që më ngelet mu është se të vazhdoj të punoj, me tregu rezultate të mira që në tjetrin grumbullim me pas ftesën. Por, gjithsesi trajneri vendos dhe ai e ka timonin kryesor. Ke komunikuar me Sylvinhon? Jo nuk kemi pasur kontakt. Por vetëm në bazë të konferencës le për të kuptuar se është ajo arsyeja se pse nuk jam i ftuar në grumbullim”, ka theksuar Daku për “Sportmania”.