Reperi i njohur shqiptar Sin Boy ka përfunduar në spital pasi i dhuna nga disa persona të maskuar në një sallon bukurie, disa ditë më parë. Ai kishte hyrë live në TikTok ndërkohë që po lyente flokët. Në këto momente hyjnë dy persona të panjohur ku e sulmojnë dhe e bëjnë për spital.
Në filli u përfol se gjithçka ishte e stisur dhe se reperi e kishte përgatitur vetë këtë skenë, por motra e tij ka reaguar pas sulmit, ku u shpreh se reperi ndodhe ende në spital pasi ka marrë plagë në kokë.
“Ai ishte LIVE në TikTok, unë isha jashtë. Papritur, dëgjuam zhurma, si gjërat që bien. Më thotë shoku im “hajde po e rrahin”. Hyra dhe shoh brenda dy burra të maskuar. Ata shkuan drejt e drejt tij dhe e goditën. Ai u rrëzua dhe u godit me shkelma. Ai u ngrit i trullosur por vajzat e detyruan të ulej. I sollëm ujë, u përpoqa ta ndihmoja, shkuam edhe në një̈ farmaci. Ata vrapuan, dolën dhe filluan të vrapojnë”, tha ajo.
Përsa i përket atyre që besojnë se kjo situatë ishte e inskenuar, motra e tij u shpreh: Vëllai im hyn gjithmonë live TikTok. Nëse shikoni videon, do e kuptoni që s’është false. Vëllai im në atë kohë i kishte flokët të lyera. I ra boja në fytyrë. Kishte frikë se mos i lëndoheshin sytë, mos digjej. Sepse ai ka miopi dhe astigmatizëm.
Ditën e sotme Sin Boy ka publikuar një foto në Instagram duke marrë serum, ku vërteton fjalët e motrës së tij.
“Sapo dola nga ICU pas sulmit. Gjithçka shkoi mirë, faleminderit për urimet tuaja”.