Pak ditë më parë, Golden State Warriors mundi me lehtësi Milwaukee Bucks, me Steph Curryn, duke kaluar një tjetër natë… të përhumbur.
Ylli i NBA-së, i cili është në pritje të fëmijës së tij të katërt pas pak muajsh, ka festuar një nga koshat e tij si fëmijë dhe ka imituar Tiger Woods. Steph Curry pretendoi se luante golf dhe fotografët nxituan të kapnin imazhin.
Veç që nuk e kanë kapur vetëm festën, por edhe një femër me… bust seks në sfond të fotos, e cila duket se i jeton më me pasion koshat e basketbollistit. Fotoja u bë shumë shpejt virale për shkak të vajzës mahnitëse dhe të gjithë po kërkonin për të zbuluar emrin e saj.
E gjetën, nuk ishte as e vështirë. Vajza, e cila quhet Kathryn Taylor, është një shoqëruese luksi në San Francisko dhe sipas saj, ajo është nr.1 në renditjen përkatëse në qytet.
Si emri më i nxehtë në qytet, është e natyrshme që ajo kërkon 900 dollarë për një orë me të!
“O zot… Takimi më i mirë i jetës sime siç mund ta shihni”,- ka shkruar vajza në Twitter dhe është zotuar herën tjetër të shkojë në stadium më… e veshur. Natyrisht, kur emri i saj u bë i njohur, ajo u “bombardua” nga mesazhet në Twitter dhe u detyrua ta mbyllte!