Pa luajtur për shtatë muaj, Éder Militão është gjithnjë e më afër rikthimit në fushë për Real Madridin.
Pasi pësoi një këputje të ligamentit të përparmë të kryqëzuar në gjurin e majtë në turin e parë të La Ligës, më 12 gusht, mbrojtësi është rikthyer tashmë në stërvitje me bashkëlojtarët dhe ishte një nga protagonistët e një seance speciale dje në Valdebebas.
Lojtarët e ‘Merengues’ u stërvitën me maska, në një test që lejon trajnerin fizik Antonio Pintus të vlerësojë më mirë gjendjen e futbollistëve. “Lojtarët nuk e pëlqejnë sepse është shumë e vështirë. Dua të shoh se si po ecën skuadra me të dhënat shkencore”,- shpjegoi trajneri fizik i Real Madridit.
Maskat e sipërpërmendura të hipoksisë, lejojnë të rregulloni sasinë e oksigjenit që hyn në trup përmes tre valvulave. “Është një test për të vlerësuar aftësinë e skuadrës në vrapimet 50 metra. Përdoret për të ekzaminuar oksigjenin që arrin në mushkëri dhe karbohidratet që derdhen. Me këto të dhëna mund të llogarisim lodhjen”,- shton Pintus.
Sa i përket Militão-s, gjithçka tregon që ai të jetë sërish një opsion në prill, më herët se sa pritej.