Mëngjesi i sotëm në “Big Brother Vip” ka nisur me debate dhe tensione. Egla akuzon Jetmirin se ka ngacmuar vajzat në shtëpi dhe u ka kërkuar ndihmë banorëve që t’i qëndrojnë afër pasi i frikësohet sjelljeve të tij. Në një bisedë me Romeon në oborrin e shtëpisë, ajo shprehet e shqetësuar se nuk mund të qëndrojë afër Jetmirit.
Aktori e ka pyetur nëse është serioze në ato që thotë, ndërsa Egla ka pohuar duke thënë se sjelljen e banorit i ngjasojnë me ato të një “maniaku”. Romeo është ofruar ta mbrojë në situata të cilat ajo do të ndihet “e kërcënuar” nga prania e Jetmirit.
Biseda e plotë në videon më poshtë: