Egla dhe Roza kanë patur sot një përplasje të fortë me ofendime dhe gjykime personale të cilat kanë lënduar aktoren. E lodhur nga “bullizmi” i saj, Roza i drejtohet Eglës se nuk mund të thotë për vajzat se janë kamion me eshtra, teksa e pyeti nëse ka fëmijë për të kuptuar sesa të rënda janë fjalët që thotë.
Kjo pyetje e ka përlotur Eglën e cila në një bisedë me Bardhin dhe Sarën në oborr u shpreh se ajo nuk e kupton sesa është përpjekur të ketë fëmijë.
Dyshja i kanë qëndruar pranë mirëpo ky afrimitet nuk i ka pëlqyer Rozës, e cila në dhomën e gjumit i është drejtuar Bardhit se i vjen mirë që Egla është prekur, pasi fjalët që ajo thotë janë shumë të rënda.