Biznesmeni amerikan Elon Musk është përfolur shpesh më parë se konsumon droga për të mposhtur depresionin dhe stresin.
Së fundmi ai ka rrëfyer se përdor ketaminë për të dalë nga një “gjendje negative mendore”. Kritikët e Musk e kanë akuzuar prej kohësh për abuzim me lëndë narkotike.
Në një intervistë të transmetuar në rrjetin social “X” të hënën, Musk u pyet nëse do të konsumonte ndonjëherë drogë ose alkool. Ai mohoi të kishte marrë ndonjëherë substanca rekreative si kanabisi ose kokaina, me përjashtim të një rasti ku provoi kanabis me prezantuesin Joe Rogan në 2018-n.