Liam Mandiaro ka fituar pafajësinë në lidhje me akuzat për mashtrim, për të cilat ai la shtëpinë e “Big Brother VIP” me pranga.

Ai sot ishte i ftuar në studio, teksa tregoi dhe eksperiencën e tij, të cilën tha se nuk ia uron askujt. Ai shprehu dëshirën për të hyrë sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por do jetë publiku ai që duke votuar, do vendosë nëse do hyjë apo jo.

“Liam u mor me pranga nga shtëpia, ditë të kaluara në paraburgim, më pas në burgun e Rrogozhinës. Por sot ai nuk është më në qeli, ka fituar pafajësinë me vendim të Gjykatës dhe ne sot e kemi në studio.”- tha Ledioni.

“Jam shumë mirë. Ishte një eksperiencë, bie shi, bie breshër, gjithçka kalon. Jam gati për të kaluar nga ‘Burg Brother’ në ‘Big Brother’. Nuk ja uroj njeriu. Dua të përshëndes shumë ato nëna dhe babllarë që si prindërit e mij janë shqetësuar. Në burgun e Rrogozhinës ka aq shumë djem të pfajshëm sa unë dhe ju uroj sa më shpejt lirimin. Nuk i kam ndjekur banorët sepse aty nuk ka TV por kam parë ca video dhe do e kap fillin. Dua të hyj në shtëpi sepse unë për aty kam ardhur, jo për këtu.

“Unë i kam uruar njëherë paç fat, më nuk i them sepse mos i shkon keq sërish.”- tha Arbër Hajdari.