Këngëtarja Elsa Lila ka rrëfyer në Ferma Vip një ndër momentet më të vështira të jetës së saj, pikërisht kur u burgos në Itali.
Historia e saj në atë kohë bëri bujë në shumë media, por asnjë nuk e dinte plotësisht të vërtetën. Këngëtarja tregoi se ngjarja kishte ndodhur në orën 5 të mëngjesit dhe me të kishte qenë prezente edhe vajza e saj.
“Kjo gjë më ndodhi krejt papritur, po flija gjumë në shtëpinë time, ishte ora 5 e mëngjesit, më ra dera edhe u paraqitën Forcat e Rendit, rreth shtatë, për të më arrestuar. Duke mos pasur lidhje me ambiente kriminale ti fle i qetë edhe kjo gjë që ndodh papritur…Ndjenjë absurdi, përzier me shokimin, me mosbesimin, të shohësh jetën tënde të përmbyset për 5 minuta, të shohësh fëmijën tënd që ta marrin duke qenë mirë e bukur duke fjetur me të, thjesht ta marrin sikur është asgjë”, tregoi Elsa teksa mes lotësh shtoi se e ka përjetuar keq shkrimet në mediat online, për arsyen kryesore se mos do i lexonte e bija.