Emisari amerikan Gabriel Escobar ka arritur sot për vizitë në Kosovë. Ai është pritur nga presidentja Vjosa Osmani.
Escobar, pas Osmanit do të zhvilloj takim edhe me krerët e opozitës, ndërsa me kryeministrin Albin Kurti do të takohet nesër.
Gjatë ditës së djeshme në një takim online me gazetarët, Escobar e ka quajtur “katastrofik” dhe “jokompetent” vendimin e autoriteteve të Kosovës për të zbatuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që e përcakton euron si valutën e vetme për kryerje të pagesave me para të gatshme.
Escobar ka përsëritur që Shtetet e Bashkuara nuk e kundërshtojnë legjitimitetin e vendimit, mirëpo kanë probleme me mënyrën e zbatimit dhe për ndikimin që ka te komuniteti serb.