Kreu i ekzekutivit, Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ditën e sotme, lidhur me projektin turistik për Sazanin.

Ai po ashtu është ndalur edhe te Porti i Durrësit, duke thënë se do të bëhet investimi më i rëndësishëm dhe që do të sjellë të ardhura për Shqipërinë.

“Sot jemi në kushtet kur shqiptarët janë pjesë e investimit në portin e Durrësit që përmes shtetit që është aksioner nuk është bërë asnjë falej sepse porti ka qenë është dhe mbetet i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Investimi ynë në Portin e Ri që do të jetë një aset, do të thotë që kemi zgjedhur mes alternativeve që është legjitim dhe e ndjekin shumë vende”, tha Rama, duke u dhënë përgjigje edhe kritikëve të tij lidhur me këtë port.