Princi William dhe Kate Middleton u raportua se u panë të shtunën në The Windsor Farm Shop. Kate u filmua duke mbajtur çanta blerjesh dhe duke ecur pranë bashkëshortit ndërsa vizitonin dyqanin në Windsor. Kjo shënoi videot e parë publike të princeshës që prej operacionit të saj abdominal në janar. Ndërsa videoja ishte një konfirmim pozitiv për shumë njerëz, të tjerë vazhduan të përhapnin teori konspirative me ide që pretendonin se personi në sfond nuk ishte Kate.
Gazetarja sportive e BBC, Sonja McLaughlan ka thënë se Princi William nuk ishte duke bërë pazar me gruan e tij, por me një sozi të saj. Ajo ngriti dyshimet në një postim në platformën ‘X’, që tani është fshirë, se madje edhe trashëgimtari i fronit mund të jetë zëvendësuar me një aktor.
Sozia më e njohur e Kate Middleton në Britani, Heidi Agan, mohoi teoritë konspirative se është ajo në videon e The Windsor Farm Shop të Princeshës. 43-vjeçarja Heidi Agan, e cila ka fituar të ardhura nga imitimi i princeshës për më shumë se një dekadë, tha se ajo beson se është Kate dhe William në atë film.