Loja e shiritit krijoi debate mes banorëve, teksa i tillë ishte dhe ai mes Eglës dhe Sara Karajt, ku në një moment kjo e fundit u fut në pishinë, dhe aktorja i hodhi ujë në fytyrë.

Egla e justifikoi se ishte vetëm një lojë, teksa Sara nga ana e saj, u shpreh se nuk i pëlqeu fare si veprim. Në mbrojtje i doli dhe Roza, e cila tha se nuk i pëlqeu fare si veprim.

Egla: Mes lojës, ishte një moment që Sara përfundoi në pishinë. Unë doja të luaja. Në zarf nuk thuhej që të skualifikuarit nuk mund të mos përfshiheshin. Dhe kur ajo donte të dilte, unë e laga me ujë teksa ishte brenda në pishinë.

Sara: Unë e kam parë që Egla, jo vetëm me mua, po me shumë vajza këtu, mundohet t’i nxjerrë nga vetja. Unë doja të dilja nga pishina sepse kisha ftohtë. Nuk e kuptoj pse erdhi të më hidhte ujë në fytyrë, më tha që e shijoi shumë.

Roza: Unë mendoj se Egla nuk duhet të përfshihej. Veprimi i Eglës nuk më pëlqeu fare. Nuk kishte lidhje fare aty, ishte skualifikuar nga loja. Jemi ballafaquar me një Egla që transformon situatën, e ka shkundur vajzën. Është një gënjshtare.