Sonte mësohen dy skuadra të tjera çerekfinaliste të Champions League. Vëmendja është e përqëndruar në Madrid, ku Atletico sfidon Interin. Ndeshja e parë ka përfunduar 1-0 për zikaltërit, ndërsa sonte në “Wanda Metropolitano” pritet një “betejë” e vërtetë. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin Inzaghi dhe homologun Simeone që nuk kanë kursyer më të mirët.

Te italianët, përpara portierit Sommer janë Bastoni, De Vrij dhe Pavard, ndërsa nga krahët Dimarco-Dumfries. Mesfusha përbëhet nga Mkhitaryan, Barella dhe Calhanoglu, sakaq në sulm është dyshja e zakonshme Lautaro-Thuram.
Atletico luan me Oblak në portë. Mbrojtja duket mjaft stabile me Lino, Hermoso, Witsel, Savic dhe Molina. Simeone ka preferuar De Paul, Koke dhe Llorente në mesfushë, ndërsa në sulm Morata-Griezmann. Ndeshja tjetër që do të zhvillohet është ajo mes Dortmund dhe PSV (1-1 ndeshja e parë).

Formacionet:

ATLETICO MADRID (3-5-2): Oblak; Savic, Witsel, Hermoso; Molina, Llorente, Koke, De Paul, Lino; Griezmann, Morata.

INTER (3-5-2): Sommer; Pavard, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro.