Drejtori i “Euro 2024”, Philip Lahm nisi zyrtarisht turin e trofeut të evenimentit nga Shtutgarti.
Kur kanë mbetur më pak se 100 ditë nga starti i aktivitetit më të rëndësishëm kontinental, kupa e Europës do të vizitojë 10 qytetet gjermane që do të mirëpresin ndeshjet.
Lahm deklaroi se synimi ishte që njerëzit të bashkohen dhe e cilësoi këtë si periudhën për “të festuar sërish së bashku”.
Starti i turit të trofeut të “Euro 2024” erdhi vetëm pak orë pasi Federata Gjermani njoftoi se mbylli bashkëpunimin me sponsorin teknik Adidas pas 77 vjetëve dhe firmosi kontratën milionere me Nike.