Izraeli është pranuar në edicionin e radhës të Eurovision Song Contest në Suedi, ku këngëtarja Eden Golan do të performojë ‘Hurricane’. Këtë e ka bërë të ditur organi transmetues izraelit Kan, sipas të cilit sot ka mbërritur konfirmimi përfundimtar nga organizatorët e Unionit Evropian të Transmetuesve (Ebu).

“Ata ekzaminuan tekstin dhe dëgjuan performancën,” specifikoi Kan. Më parë kënga ‘Shi i Tetorit’ ishte hedhur poshtë, duke u konsideruar e papërshtatshme ndërkohë që lufta në Gaza vazhdon. Kreu i shtetit Isaac Herzog ndërhyri në këtë çështje dhe e bindi Kan të prezantonte një këngë tjetër.