Sara Gjordeni, në një intervistë për “Shqipëria live”, rrëfen ndjesitë pas përjashtimit nga “Big Brother VIP 3”. Sara shprehu mendimin e saj për fshirjen e fotove në çift, në llogarinë e Bardhit në “Instagram”. Sipas saj, personat që menaxhojnë profilin e këngëtarit, duhet të respektojnë më shumë dëshirën e tij.

“Nuk kam pasur ende mundësi të flas me ta. Di të them që kush menaxhon faqen e Bardhit, duhet të respektojë pak më shumë ndaj dëshirave të Bardhit. Duhet të jetë bashkë me mendimet e Bardhit”, tha Sara. Ish-banorja reagoi edhe mbi komentet në rrjetet sociale, për afrimitetin me Meritonin. Komente të tilla, Sara i quajti turp.

“Mendoj se njerëzit kanë një problem me deshifrimin e miqësisë. Sot do të kisha dy vëllezërit, babain nuk e kam njohur kurrë. E keni parë që aty brenda, kam qenë më e afërt me djemtë. U afruam sidomos pas situatës me rripën. I kemi qëndruar pranë. Meritoni ka qenë i sëmurë, me imunitet të dobët. Dje para Prime-t ra në tokë. nëse njerëzit nuk duan ta kuptojnë pse e keni mbajtur fare, turp t’ju vijë nëse nuk besoni. Jemi tre persona që jemi shtrirë në krevat me kokën lart”.