Yjet e dikurshëm Robson de Souza, i njohur si Robinho, dhe Daniel Alves janë dënuar për krime që kanë tronditur themelet e sportit dhe shoqërisë në përgjithësi. Federata braziliane (CBF) ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke shënuar një qëndrim të vendosur kundër dhunës në të gjitha format e saj dhe duke theksuar rëndësinë e solidaritetit me viktimat.

Sipas deklaratës së Federatës Braziliane, dënimet e fundit të Robinhos dhe Alves, përfaqësojnë mbylljen e një prej kapitujve më të dëmshëm në historinë e futbollit brailian. Këto raste, me dy figura të shquara që dikur kanë qenë yje të kombëtares së Brazilit, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në reputacionin e sportit dhe në perceptimin e ikonave kulturore.

Deklarata nënvizon nevojën që guximi i viktimave të frymëzojë më shumë gra që të raportojnë këto krime të tmerrshme dhe të mos heshtin përballë padrejtësisë. Për më tepër, ajo u bën thirrje të gjithë burrave që të jenë në ballë në luftën kundër dhunës, veçanërisht në një mjedis ku maskilizmi vazhdon të mbizotërojë.

Solidariteti i shprehur nga CBF ndaj viktimave të krimeve të kryera nga ish-lojtarët është një kujtesë e qartë se futbolli shkon përtej konkurrencës në fushë. Ata që përfaqësojnë Brazilin në sport pritet të mbrojnë vlerat dhe ndjenjat e një vendi të tërë dhe është e turpshme që disa sportistë besojnë se statusi i tyre i përjashton nga përgjegjësia për veprimet e tyre.

Megjithatë, Federata e Brazilit nuk ndalet vetëm në dënimin e këtyre akteve. Në deklaratën e saj, ajo nënvizon një sërë masash dhe veprimesh të ndërmarra për të luftuar dhunën dhe diskriminimin në futboll dhe shoqëri në përgjithësi…