Një nënë nga Ohio është dënuar me burgim të përjetshëm pasi la fëmijën e saj 16 muajshe vetëm në shtëpi për 10 ditë dhe vdiq nga uria dhe dehidratimi.
Christel Candelario, 32 vjeç, u deklarua fajtor muajin e kaluar për vrasje të shkallës së parë dhe rrezikim të fëmijëve si pjesë e një marrëveshjeje me prokurorët, raporton Associated Press.
Candelario la vajzën e saj, Jaylin, në shtëpinë në Cleveland dhe shkoi me pushime në Detroit dhe Puerto Rico në qershor 2023.
Kur u kthye 10 ditë më vonë, zbuloi se vajza nuk merrte frymë dhe thirri urgjencën. Ekipet e shpëtimit e gjetën fëmijën të vdekur dhe konstatuan se fëmija ishte jashtëzakonisht i dehidratuar. Autopsia tregoi se vogëlushja vdiq nga uria dhe dehidratimi i rëndë.
Candelario, e cila vuan nga depresioni dhe nga çështjet e lidhura me shëndetin mendor, u shpreh se lutej çdo ditë që Zoti ta falë.