Mbrëmjen e se premtes startoi Ferma VIP, një reality show ne ekranin shqiptar.

Prezantimi iu besua Fjoralba Ponarit, ndërsa u bënë të ditur edhe 16 konkurrentët e parë.

Mes tyre, ka pikasur TikTok-eri i njohur, Dijonis Biba, i cili duket se ka nxitur menjëherë reagime të shumta në rrjet. Kjo pasi programi Ferma VIP e ka cilësuar atë si një ‘Influencer’.

Biba njihet nga publiku për live-t që bën në TikTok, ku shpesh shihet duke bërë humor por nuk mungojnë as ofendimet me personazhe të ndryshëm.
Etiketimi si ‘Influencer’ për Bibën është dukur e pahijshme për publikun, teksa dikush shkruan:

“Seriozisht e keni, nëse ky është një influencer ateherë shoqëria jonë ka marrë fund”.

“E kuptojmë që e keni bërë kastile si influencer për të nxitur komente por është vërtetë e turpshme kjo që keni bërë”.

“Nuk kam asgjë me Dijonisin ama ta konsideroni atë si Influencer është e papranueshme”.

“Dijonis Biba influencer? O perëndi e madhe“, janë këto disa nga komentet e shumta që janë bërë në postimin e prezantimit të Bibës.