Argjentina do të luajë dy ndeshje miqësore kundër Shteteve të Bashkuara dhe Kosta Rikës. Më datën 1 mars Lionel Scaloni publikoi listën e lojtarëve të thirrur për këto takime, por është i detyruar ta ndryshojë për shkak të disa dëmtimeve.
Dje ka mbërritur konfirmimi nga AFA, Federata Argjentinase e Futbollit, për mungesën e Lionel Messit për shkak të një problemi muskulor në këmbën e djathtë. Por ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së nuk është i vetmi që do t’i mungojë Scalonit. Janë tre lojtarë të tjerë që “refuzuan” grumbullimin: Paulo Dybala, Marcos Senesi dhe Exequiel Palacios.
“La Joya” humbi ndeshjen e fundit ndërmjet Romës dhe Sassuolos për shkak të një dëmtimi të vogël në aduktorin e këmbës së djathtë dhe trajneri argjentinas vendosi të mos e rrezikonte, por pa e zëvendësuar.
Megjithatë, Senesi dhe Palacios u zëvendësuan. Qendërmbrojtësi i Boca Juniors, Nicolas Valentini është thirrur për të zëvendësuar mbrojtësin e Bournemouthit, i cili do të mungojë për 4-5 javverkusenit Scë për shkak të një dëmtimi të shkallës së dytë në pjesën e pasme të këmbës së majtë. Ndërsa për vendin e lënë bosh nga mesfushori i Bayer Lealoni zgjodhi Guido Rodriguez nga Real Betis.