Endi Demneri është bukuroshja që rrëmbeu kurorën e më të bukurës “Miss Universe Albania 2023”. Ajo përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Universe” që u mbajt në El Salvador. Miss-i ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet e saj sociale ku nuk mungojnë dhe fotot provokuese nga sheshxhirime të ndryshme.

Së fundmi ajo ka pozuar me një veshje të guximshme, e gjitha në të zeza modelja u vesh me geta transparente, xhaketë të shkurtër dhe reçipeta të cilat i vinin në pah gjoksin. Ajo e plotësoi lookun me një kapele dhe një shall të mbështjellë rreth qafës.