Një bazë armatimesh është zbuluar në Babicë të Vlorës, ndërsa në pranga raportohet se është vënë një person.

Sipas News24, armët e zjarrit janë gjetur gjatë një kontrolli të beftë të ushtruar në një banesë në fshatin Babicë.

Në banesë është gjetur pistoletë, kallashnikov e snajper.

Kujtojmë se përpara disa kohësh, në qytetin e Vlorës, policia gjeti të fshehur në një dyqan të kamufluar si dyqan, armë të ndryshme.