Federata Franceze e Futbollit u ka dërgar një email paralajmërues gjqytarëve duke i informar se nuk do të lejohet ndalimi i ndeshjeve për të lejuar lojtarët muslimanë që të prishin agjërimin e tyre.

‘Ligue 1’ u rikthye pas pushimit ndërkombëtar të premten e kaluar pasi Marseille arriti vetëm një barazim 1-1 në shtëpi përballë Montpellier.

Në emailin e dërguar për arbitrat e ndeshjeve, bëhet me dije se lojtarët nuk duhet të lejohen që të ndërpresin ndeshjen për të konsumuar ushqim dhe ujë në anën e fushës.

Komisioni i arbitrave e justifikoi këtë veprim duke u shprehur se donin të shmangnin çdo formë ‘provokimi’, dhe nuk dihet nëse menduan se tifozët do të reagonin keq për pushimin e iftarit apo për diçka tjetër.

Lëvizja e organit francez është në kontrast të ashpër me vendimin e Premier League, i cili i ka udhëzuar gjyqtarët të ndalojnë ndeshjet për të lejuar lojtarët të konsumojnë ushqim dhe pije.

Komisioni i arbitrave e justifikoi këtë veprim duke u shprehur se donin të shmangnin çdo formë ‘provokimi’, dhe nuk dihet nëse menduan se tifozët do të reagonin keq për pushimin e iftarit apo për diçka tjetër.

“Futbolli nuk merr parasysh konsideratat politike, fetare, ideologjike ose sindikaliste të aktorëve të tij”– thuhet në sqarim.

Shumë persona e kanë konsideruar një urdhër të tillë si diskriminues ndaj lojtarëve muslimanë.