Elia Zarahia dhe Princ Leka kishin sot seancën gjyqësore për zgjidhjen e martesës.

Mësohet se seanca e sotme është shtyrë, për shkak se nuk ka qenë i pranishëm Princ Leka, i cili u përfaqësua nga avokati i tij. Aktorja Elia Zaharia u pa të dilte nga ambientet e gjykatës.

Kujtojmë se pak ditë më parë ata kanë përfunduar në dyert e policisë, duke pretenduar se janë dhunuar nga njëri-tjetri pasditen e djeshme.