Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ndodhen përballë gazetarëve pas takimit të përbashkët të punës dhe bashkëpunimin Qeveri – Bashki ku morën pjesë të gjithë kryebashkiakët e Shqipërisë.
Si do të bëhet shpërndarja e granteve?
“20% e grantit në 2025 do të fokusohet si grant performance që do të fokusohet tek mënyra si bashkitë ia dalin për të mbledhur të ardhurat e tyre. Nëse performojnë mirë ne do i japim dhe një mbështetje tjetër përmes grantit. Nuk lidhet fare me bashkitë të majtë apo të djathtë por tregues praktik transparencës” deklaroi ministri Arbjan Mazniku.