Juli theu rregullat e “Big Brother Vip” ditën e djeshme, pasi hapi një zarf pa leje në dhomën e rrëfimit.

Nga kjo ai prishi dhe lojën e buxhetit, duke i lënë banorët me vetëm 10% të buxhetit.

Për thyerjen e rregullave, Vëllai i Madh vendosi që ta dënonte, duke e lënë pa duhan dhe buxhet deri në një njoftim të dytë.

“Vëllai i Madh ka marrë një vendim për hapjen e zarfit nga Juli. Më njofton se Juli do dënohet me ndalimin e duhanit dhe buxhetit personal deri në një njoftim të dytë. Kështu që Juli do të varet nga banorët e tjerë, nëse ata do t’i japin apo jo. Pra ai do duhet tu kërkojë banorëve me mirësjellje, jo me zor siç hape zarfin”, tha Ledioni.

“Faleminderit Vëllai i Madh që më mundësove të marr nga të tjerët”, ishte përgjigjja e Julit.