Shqiptarët, që duan të udhëtojnë drejt Azerbajxhanit, tashmë nuk kanë nevojë për viza.

Në Azerbajxhan u nënshkrua sot (1 mars) marrëveshja për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit, duke hapur mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve.