Kombëtarja shqiptare po përballet mbrëmjen e sotme për herë të parë me skuadrën e Kilit në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës.

92’+ Kili shënon golin e tretë

83′ Kili shënon golin e dytë me anë të Bolados

67′ Del nga loja Manaj, e zëvendëson Armando Broja

55′ Rast i rrezikshëm në favor të Kilit nga goditja e këndit. Mbrojtja shqiptare dërgon topin në një tjetër goditje këndi

46′ Nis pjesa e dytë, kuqezinjtë tentojnë të depërtojnë mesfushën kiliane.

45′ Mbyllet pjesa e parë, Kili udhëheq me një gol. Kuqezinjtë provuan të kundërpërgjigjen me një goditje të Jasir Asanit por pa rezultat.

19′ Kili në avantazh. Gjuajtja e Edouardo Vargas përfundon në rrjetë. Protestojnë kuqezinjtë për prekje me dorë, arbitri italian e cilëson të rregullt.

10′ Presing i kuqezinjve, gabon mbrojtja kilene. Bajrami pason për Manaj, i cili nuk arrin të shfrytëzojë mundësinë e krijuar.

Formacionet Zyrtare

Në portë është trakosha, ndërkohë që reparti i mbrojtjes mbetet ai me Gjimshitin dhe Mihajn në qendër në mungesë të Ismajlit, ndërkohë që nga krahët janë po ata, Mitaj dhe Hysaj. Përpara tyre do të jetë një tjetër dyshe e pandryshuar me Ramadanin dhe Asllanin, për të kaluar tek treshja përpara që janë Asani, Seferi dhe në majë të sulmit i rikthyer Manaj.

Një atmosferë e gjitha kuqezi pritet të jetë kjo e mbrëmjes së sotme ku rreth 18 mijë bileta janë shitur dhe padyshim që shumica janë në mbështetës të Shqipërisë. Për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të jenë atë, ka menduar si gjithmonë Digitalb që do transmetojë ndeshjen drejtpërdrejtë.