Gjykata ka vendosur të lë në qeli portugezin, i cili paraqit sërish këtë të mërkurë në Gjykatën e Lezhës, pasi seanca e cila u mbajt me 11 mars u shty për shkak se avokati i tij u njoh me fashikullin e dosjes hetimore.

Avokati Kujtim Cakrani bëri me dije se klienti tij nuk ka prova të mjaftueshme që e implikojnë atë si autor të vrasjes se biznesmenit.

Sipas tij policia dhe prokuroria kanë më shumë dyshime sesa prova që e implikojnë klientin e tij.

Vrasja e Ardian Nikulajt

Mesditën e 19 prillit, biznesmeni Ardian Nikulaj u qëllua me 7 plumba teksa ishte ulur në lokalin e tij, ndërsa eklzekutori u largua me motor.

Sipas prokurorisë Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit ndaj biznesmnit Nikulaj, për hakmarrje.

Katër personat që u kapën dhe u arrestuan në Britani, pasi u shpallën në kërkim në Shqipëri janë Steven Hunt, 49 vjeç, Thomas Mithan, 35 vjeç, të dy nga Bristol, Edmond Haxhia, 37 vjeç, nga Birmingham, si dhe 27-vjeçarja Harriet Bridgeman nga Bristol.

Ata kishin mbërritur në Shqipëri si turistë por në fakt kanë bërë rolin e vëzhguesit të biznesmenit duke informuar autorin deri në goditjen finale. Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin “Coral” në pronësi të Nikulajt, ku mendohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit.

ARRESTIMI I PORTUGEZIT NE MAROK

I riu portugez u arrestua rreth 3 javë pas ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj, në Rabat të Marokut.

“Falë informacioneve të siguruara si rezultat i punës kërkimore, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në Marok, e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Ardian Nikulaj. Policia marokene, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Rabat, Marok, ka bërë të mundur lokalizmin në Rabat, Marok, kapjen dhe vënien në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, të shtetasit portugez Ruben Saraiva, 28 vjeç. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin nr. 97, të datës 26.04.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, tha Policia e Shtetit në atë periudhë.