Rithemelimi i Sali Berishës ka zgjedhur kryetarët në 10 rrethe të ndryshme në vend. Mes tyre, është zgjedhur edhe kryetari i Kukësit, Rrahman Dema.
Por e kaluara e Demës nuk është aq fort e lavdërueshme. Ai është arrestuar në vitin 2007, si pjesë e një grupi të trafikimit të armëve.
Dema konsiderohej si kreu i grupit të trafikanëtev të armëve, ndërsa bashkë me të u arrestuan edhe dy persona të tjerë. Për këtë vepër, Dema u dënua dhe me burg.
Tani partia e Berishës e zgjedh atë kryetar partie./ TEMA