Me votat e publikut, Heidi Baci u zgjodh spektaklin e së martës, liderja e shtëpisë dhe pati një avantazh. Ajo duhet të zgjidhte 3 banorë për t’i çuar në nominim, dhe mes tyre ishte edhe Vesa Smolica.
Artistja nga Kosova nuk e ka pritur mirë këtë zgjedhje të Heidit dhe që atë mbrëmje nuk ka nguruar ta shprehë zhgënjimin e saj në biseda me banorët e tjerë.
Gjatë një bisede të zhvilluar me Jetmirin, Vesa është shprehur se i ka dalë gjithmonë kundër shtëpisë duke mbrojtur Heidin, dhe siç duket është e zhgënjyer prej saj.
“Unë krejt shtëpisë i dola kundër, për të mbrojtur atë, mos ia prishni imazhin, mos bëno kështu mos bëni ashtu, është normale flirti, ka mentalitet italian, s’është rritur me tradita shqiptare etj”, është shprehur Vesa.