I frymëzuar nga filmat aksion, një qiramarrës i një pallati në Larisa të Greqisë arriti të fuste në kurth hajdutët që tentuan të vidhnin një banesë.

I riu u tregua gjakftohtë dhe guximtar, kur kuptoi se hajdutët kishin hyrë në një banesë, ku pronarët e saj nuk ndodheshin aty.
Sipas gazetës “Eleftheria”, qiramarrësi që kishte vënë re lëvizje të dyshimta ditët e mëparshme ka dëgjuar një zhurmë në orët e para të së hënës në katin e 6-të. Më pas ai kuptoi se bëhej fjalë për hajdutë, pasi familjarët e asaj banesë nuk ndodheshin aty.

Kështu ai zbriti në bodrumin e pallatit ku ndërpreu furnizimin me energji elektrike të ashensorit. Tre hajdutë mbetën të bllokuar brenda ashensorit. Më pas ai u ngjit në katin e 2-të dhe aty dëgjoi hajdutët e bllokuar duke folur brenda ashensorit.
Në hyrje të pallatit ka pasur bashkëpunëtorë, të cilët kur kanë dëgjuar zëra janë larguar. Qiramarrësi lajmëroi policinë, ku sipas hetimeve të kryera u zbulua se autorët kishin hyrë në pallat nga çatia.
Në prani të punonjësve të tjerë të policisë në orën 5:45 të mëngjesit, qiramarrësi ka vënë sërish në funksion ashensorin, ku tre autorët kanë zbritur në katin përdhes dhe janë vënë menjëherë në pranga.

Siç thuhet në një njoftim e policisë tre autorët, pasi kishin mbuluar tiparet e fytyrës, tentuan të arratiseshin, dy prej tyre i larguan me duar policët, ndërsa i treti tentoi t’i godiste me një gërshërë. Në posedim të tyre janë gjetur dhe konfiskuar mjete për vjedhje, si dhe sende për të fshehur karakteristikat e tyre prerëse, kollare, doreza etj.