Një ditë më parë në emisionin “Fan Club” është diskutuar për dinamikat dhe debatet që kanë ndodhur në “Big Brother VIP 3” gjatë javës së kaluar. Një ndër to ishte edhe Ilnisa Agolli, e cila i tha Sara Karajt se nuk është me pushime në Dubai. Kjo frazë mori tjetër konotacion nga banorja, e cila së bashku me disa të tjera u ndjenë tepër të fyera nga fjalët e saj. Dy gazetarët Jonida Akçolli dhe Ronaldo Sharka e komentuan këtë situatë, por mbanin qëndrime të ndryshme për këtë debat.
Pjesë nga biseda në studion e emisionit:
Jonida Aliçkolli: Ilnisa nuk është nga ato vajza që i thotë pa sens gjërat. Nuk më pëlqen se gjatë primet mundohet ta rrotullojë zbukurojë atë që thotë. Ti nëse nisesh për të sulmuar dikë qëndroi deri në fund. Sigurisht që ishte në konotacion negativ. Në prime tërhiqet edhe e rrotullon situatën sipas interesit duke futur edhe disa figura letrare në brendësi.
Ronaldo Sharka: Është e disata herë dhe nuk i kuptoj vajzat e shtëpisë që kanë nevojë të ngrohen në këmbë dhe të revoltohen e ti mbushin mendjen bashkëjetuesve për ndershmërinë e tyre. Unë nuk e kuptoj, ajo u revoltua për çfarë, kujt i intereson në fund të ditës. Pse duhet ti japësh llogari i lnisës. Kjo është loja që bën ajo. Ajo tha se unë nuk i thash eskortë kështu do ta kuptosh ti. Kështu e shoh një lëvizje të zgjuar. Kjo është mungesa e eksperiencës, ajo mund ta bënte hallvën dhe t’ia jepte. Por pa përmendur vdekjen.