Në pamundësi për t’u takuar nga afër në Tiranë për shkak të përvjetorit të tragjedisë të Tempit, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i kishte premtuar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky se do të vizitonte brenda pak ditësh Ukrainën. Dhe sikurse njoftoi kryeministria greke, pak para se dy liderët të takoheshin në Odesë, ka qenë një raketë Iskander ose Onyx, që shpërtheu vetëm 150-200 metra larg autokolonës greke dhe asaj ukrainase.
Ende nuk dihet nëse objekti i sulmit ishte kryeministri grek apo Presidenti i Ukrainës apo ushtria ruse tentoi të krijojë panik ndër radhët e liderëve europianë që vizitojnë Ukrainën për t’i dhënë asaj mbështetje ushtarake dhe politike.
Ende nuk jepen detaje të ngjarjes, por burime greke thanë se shpërthimi ishte i fuqishëm, por për fat nuk pati të dëmtuar.
Mitsotakis, së bashku me 8 anëtarë të ekipit të tij, janë të sigurt për momentin. Ata janë strehuar në një vend të sigurt dhe do të vazhdojnë agjendën e tyre sipas planit. Në vazhdim kryeministri grek do të takojë anëtarë të komunitetit grek që jetojnë Odesë si edhe emigrantë lufte me origjinë greke të cilët vijnë nga rajonet e pushtuara prej rusëve në zonën e Detit të Zi.