Moderatorja Ilnisa Agolli gjatë Prime-t të së shtunës, ka folur për herë të parë për martesën e dështuar dhe sjelljen në jetë të vajzës së saj Anais.

Moderatrorja tha se martesa e saj ka zgjatur më pak se një vit dhe se vajza e saj nuk e ka njohur të atin.

Gjithashtu ajo theksoi se Anaisiti ka munguar i ati, dhe se ajo pyeste shpesh për të.

“Anaisi nuk e ka njohur të atin e saj, martesa ime zgjati shumë pak, as një vit. Kthehem në shtëpinë e prindërve me një bebe të vogël në krah. Pyetja më e shpeshtë që mund t’i bëhet një fëmije është, po babin ku e ke. Jemi munduar të gjithë që të Anaisi të mos ndikojmë, është një fëmijë i mrekullueshëm, mezi po pret që unë të martohem”, tha Ilnisa gjatë Prime-t të së shtunës.

Por duket se e vërteta nuk është siç pretendon gazetarja. Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale, shfaqet ish-bashkëshorti i Ilnisës me vajzën e tyre Anaisi.