Erjola u shfaq totalisht e dëshpëruar pas incidentit ku Egla i përplasi në tokë, duke i thyer pjatën me tortë që kishte bërë për ditëlindjen e 67-të të babait të saj të ndjerë.

Pasi qau me ngashërim në oborr, Erjola u tha banorëve se dëshiron të largohet në banjo, moment i cili është kuptuar si një sinjal nga Juli për një përplasje mes saj dhe Eglës. Pasi i kërkoi të mos largohej, por Erjola nuk pranoi, Juli u ka bërë thirrje vajzave që të mos e lënë vetëm në asnjë moment.
Rike: Ajo është e poshtër. Mos bëj kështu për një gjest të ulët që bën ajo, por qetësohu.

Erjola: Do të shkoj deri në banjo.
Juli: Jo në banjo vetëm ti. S’ke si hynë në banjo vetëm, rri këtu.
Rike: hajde se të çojmë ne në banjo. Jo, jo, e çoj unë…
Juli: O Erjolë, hajde këtu…
Erjola: Dua të shkojë në banjo pak.
Rike: E ndjekim, e ndjekim…
Juli: Shko pak me atë.
Erjola: Dua të shkoj në banjo, do shkoj në banjo me Ledjonën.
Juli: Mos e lini vetëm…
Roza: Ishte duke i rënë kokës me grushta, i ra kokës me grushta.
Me të mbërritur në banjë, Erjola u mbyll në një nga tualetet duke lënë banorët jashtë të merakosen. Ledjona e ka thirrur në mënyrë të përsëritur që të dalë, ndërsa gjithë momenti ka përfunduar me Vëllain e Madh që e thirri banorën në dhomën e rrëfimit.