Ballkani Perëndimor ka të ngjarë të përballet me një rrezik në rritje të dhunës lokale ndëretnike gjatë vitit 2024.

Kështu lexojmë në raportin e fundit vjetor nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara.

Në një dokument prej 40 faqesh, analizohen fusha dhe sektorë të ndryshëm si marrëdhëniet me vende si Kina, Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut, por edhe konfliktet aktuale në botë, imigracioni, trafikimi i qenieve njerëzore dhe terrorizmi.

Ballkani Perëndimor, veçanërisht Bosnje-Hercegovina dhe Kosova, përmenden në kapitullin “Konfliktet dhe paqëndrueshmëria”, i cili paralajmëron se liderët “nacionalistë” mund të përkeqësojnë tensionet.

Në vend të kësaj, aktorët e jashtëm mund të shfrytëzojnë dallimet etnike për të “rritur ose mbrojtur ndikimin e tyre rajonal ose për të penguar integrimin më të gjerë të Ballkanit në BE ose në institucionet euroatlantike”.