Një sulm social, i destinuar të shkaktojë shumë diskutime. Komentet janë të shumtë dhe nga më të ndryshmit, duke u pozicionuar pro dhe kundër.

Ish-portieri paraguajan José Luis Chilavert, i njohur për një kohë të gjatë, si portieri me më shumë gola në historinë e futbollit, sulmoi Vinicius Jr., duke komentuar videon në të cilën braziliani, i përlotur, fliste për temën e racizmit.

“Ai është i pari që shan dhe sulmon rivalët e tij, – shprehet ish-portieri i Velezit. – Mos u bëni budallenj, futbolli është për burra”.

Një sulm i paarsyeshëm, i mbushur me terma homofobikë dhe insinuata seksiste, i cili megjithatë mblodhi një mbështetje të mjaftueshme te X, aq sa Chilavert filloi të ripërtërijë komente të atyre që ishin dakord me të.