Hallva e bërë nga Erjola për konkurrenten tjetër Ilnisa, për të treguar në mënyrë simbolike se ajo “ka vdekur” ka shkaktuar debate mes banorëve në Big Brother VIP.
Erjola u shpreh se këtë veprim e ka bërë në shenjë hakmarrje ndaj Ilnisës pas një incidenti që ato kanë pasur ditë më parë në kuzhinë, por edhe për deklaratat e Meritonit, që sipas saj “ai ka lënë të nënkuptohet se ka flirtuar”.
Ky veprim i Erjolës është konsideruar si i turpshëm nga Meritoni, por edhe nga Ilnisa. Kjo e fundit, u shpreh se më e zhgënjyer u ndje nga Juli, që sipas saj është bërë pjesë e kësaj loje.
Pjese nga debati
Erjola: Unë këtë ndryshe nga debatet dhe impulset e mia, këtë herë vendosa të isha e ftohtë. Sepse që në rastin kur kam pasur debatin me Ilnisën mua më ka mbetur peng në shpirt. U tejkalua kur Meriton la të kuptojë për një flirt mes meje dhe ti, të iniciuar nga Ilnisa. Ilnisa tha ti ke flirtuar me Meritonin dhe Meritoni nënkuptoi kur ti bërë pytjen që mund të ishte e vërtetë. Kalkulimi im ishte ky: Niste me Ilnisën, doja që të afrohesha me të dhe Meritoni të tregonte të vërtetën. E dyta doja shumë që hakmarrjen atë që më bëri me tiganin dhe më preku edukatën e prindërve të mi, lëndimin që ajo femër që më bëri mua do ja ktheja. Ajo është e ligë dhe e meritonte. Unë nuk jam njeri me dy fytyre. Nuk e bëra hallvën për qejf
Ledjoni: E mendova çfarë efekti do të kishte në publik, e mendova rëndesën e veprimit?
Erjola: Unë kam qenë dhe vazhdoj në ankth, por asnjë nuk e di çfarë më ka bërë kur më ka përmendur prindërit. Ishte hakmarrje
Ilnisa: Si mund të ushqehesh me këtë veprim
Ledjoni: Ky veprim është i ndikuar nga miqtë e tjerë në shtëpi?
Erjola: Unë kam ditë që e mendoj, që kur ka ndodhur ajo me tiganin
Ilnisa: Sa qesharake
Ledjoni: Ti Meriton pse nuk e përjashtove faktin se mund të kishe flirtuar
Meritoni: Unë i thashë që ne jemi shok dhe kjo dihet. Por kur ajo doli nga vetja unë nuk dhashë asnjë përgjigje.
Ledjoni: Përgjigja ishte që ka flirtuar?
Meritoni: Jo, unë edhe ja thashë
Erjola: Thuaja asaj
Meritoni: Për mendimin tim është shumë e turpshme kjo që bërë
Ilnisa: Ishte një lojë shumë e shëmtuar pas shpërndarjes së hallvës. Pllakosi një heshtje dhe një lëmsh në stomak që nuk di çtë them. Unë u trondita. Nuk mundet një njeri që të shkojë dhe të anashkalojë këtë simbolike.
Ledjona: Tek kush u zhgënjeve më shumë?
Ilnisa: Unë e thashë edhe në klip që Juli më ka befasuar. Ishte e barabartë loja e shëmtuar e Ledjonës dhe në mënyrë të barabartë i shkon edhe Juli që shkon tek kjo treshja. Për hir të një raporti që kam pasur me të nuk më tha asgjë.