Veprimet e Meriton Mjekiqit ndaj Rike Roçit një natë më parë në BBV, kanë ndezur sërish debate mes banorëve, por këtë herë mes partneres së tij, Ilnisa Agolli dhe aktores Egla Ceno.
Egla është shprehur e zhgënjyer nga qëndrimi i Ilnisës ndaj kësaj situate, duke u shprehur se ajo duhet të kishte reaguar dhe Meritoni t’i kërkonte falje Rikes.
“Je sjell si cop m…”, i tha Egla, ndërsa shtoi më tej “Je po aq bashkëfajtore sa ai me qëndrimin tënd. Nuk mund të bësh ti ‘unë jam zonjë, nuk e di çfarë ka bërë partneri im’”.
Nga ana tjetër Ilnisa u shpreh se nuk ishte prezente kur ka ndodhur situata dhe sipas saj, nuk ka pasur çfarë të bëj.